Gazetari Dritan Laçi duke folur në MCN Live mbi lajmin për arrestimin e Marklen Hakës në Dubai, tha që ose janë përdorur gazetarë nga policia, ose janë përdorur nga krimi.
“Mjafton rasti i Marklen Hakës. Në media në 31 korrik u tha që u arrestua në Dubai. Në mendimin tim burimet e informacionit ose janë nga Policia e Shtetit te gazetar të veçantë, ose bandat janë të interesuara të japin lajme të tilla. Ose janë përdorur gazetarë nga policia, ose janë paguar nga grupet kriminale. Këto janë versione. Ai s’ishte fare në Dubai, sepse në ja ku u arrestua, në Nikël kishte qenë aty brenda, thjesht ‘miun’ donin ta nxirrnin nga shtëpia.
Policia shpesh edhe për qëllimet e saj mund të përdorë kanalet apo punonjësit e medias për të prodhuar lajm. Mos u çudisni të shikoni portale që nxjerrin emra kandidatësh për drejtorë policie. Janë portale që ose financohen nga krimi i organizuar, ose nga individë brenda radhëve të policisë”.



