Sulmet nga serbët në Mitrovicë/ Kurti: Aksioni përfundoi, grupet kriminale nuk do të tolerohen

Sulmet nga serbët në Mitrovicë/ Kurti: Aksioni përfundoi, grupet kriminale nuk do të tolerohen

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi kundër kontrabandës.

Kurti ka bërë thirrje për qetësi në Komunën veriore të Mitrovicës, derisa ka njoftuar se aksioni i Policisë së Kosovës ka përfunduar.

Pas akteve të dhunës në veri, kryeministri Kurti bëri të qartë se policia nuk do të tolerojë asnjë aktivitet kriminal. Ai tha se liria e fituar duhet te funksionojë përmes zbatimit të drejtësisë.

“Aksion i Policisë kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës. Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale. Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë.

 Kurti i bëri apel serbëve të veriut që të mos nxitën nga mediat tendecioze në Beograd.

 „Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa mediave në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy