Avari në rrjet, një pjesë e Tiranës pa energji elektrike

Avari në rrjet, një pjesë e Tiranës pa energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se në disa lagje të Tiranës është shkëputur energjia elektrike për shkak të avarive në rrjet.

Zona e “Vasil Shantos” në drejtim të Selitës është pa energji prej më shumë se 1 ore.

Sipas OSHEE, janë stakuar 4 kabina për shkak të një defekti në një pallat, i cili është ndërtuar mbi kabujt elektrikë prapa ‘Vasil Shantos’.

Në terren ndodhen punonjësit e OSHEE-së që janë duke punuar pranë objektit ku kalon fideri 327 i nënstacionit të Selitës.

Në të gjithë Tiranën ka stakime të energjisë elektrike me intervale kohore për shkak të ngarkesës që kanë transformatorët në NST Qendër, Kashar dhe Selitë.

“Po ashtu, në të gjithë Tiranën ka stakime nga 10-15 minuta për shkak të ngarkesës që kanë transformatorët në NST Qendër, Kashar dhe Selitë”, bën me dije OSHEE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy