Vrasja e 50-vjeçares Valdete Manaj nga Sheq i Madh në Fier ka tronditur opinionin për mënyrën sesi u tentua të mbulohej ngjarja nga autori.
Mëngjesin e sotëm fqinjët e çiftit Manaj i janë përgjigjur interesit të gazetarëve me fjalët pozitive për viktimën.
Derisa nuk kishte ndodhur tragjedia askush nuk kishte dëgjuar fjalë për grindjen ne çift apo xhelozinë e vrasësit mbi nënën e dy fëmijëve të tij. Si grua punëtore dhe të sjellshme do te mbahet mend Valdetja nga komshinjtë e saj.
Vrasja e Valdete Manaj ndodhi mëngjesin e djeshëm në Fier, nga burri i saj Petrit Manaj i cili fillimisht tregoj se bashkëshortja e tij ka kryer vetëvrasje.
Mbërritja e policisë në banesë dhe shenjat e gërricura nëpër duart e autorit të ngjarjes së bashku me deklarimet kontradiktore të tij, ngjallën dyshime te grupi hetimor se nuk ishte vetëvrasje, por një vrasje e paramenduar.
Në ambientet e policisë autori pranoj krimin duke thënë se e kishte kryer për xhelozi.



