
Me qëllim të lokalizmit të një të riu, të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore, Policia e Durrësit ka njoftuar finalizimin e operacioni të koduar “Arratia” në bashkëveprim me DVP Durrës, Interpol Tirana dhe FAST Albania, dhe në bashkëpunim me ILECU Kosovë.
Me këtë rast bëhet e ditur se është kapur dhe arrestuar një 20-vjeçar, i dënuar për grabitje, vjedhje dhe trafikim të qenieve njerëzore, i arratisur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, në tetor të vitit 2020.
Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, i shtetasit Riad Sopjani, 20 vjeç, banues në Prishtinë, i dënuar më parë në Kosovë, për grabitje, vjedhje dhe trafikim të qenieve njerëzore.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku ai strehohej në Durrës, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ILECU Kosovë, pasi është i kërkuar në nivel vendor në Kosovë dhe ka tre urdhra ndalimi të lëshuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Ky shtetas është arratisur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, në tetor 2020.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Kosovës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.



