KPA kthen për rivlerësim gjyqtaren e Kavajës Entela Shedula

KPA kthen për rivlerësim gjyqtaren e Kavajës Entela Shedula

 Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot prishjen e vendimit të KPK, dhe urdhëroi KPK të kryejë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Entela Shedula edhe për kriteret e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit profesional.

Gjyqtarja Entela Shedula paraqiti konkluzionet përfundimtare, duke i kërkuar Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e saj në detyrë.

Sot, Kolegji i Posaçëm i Apelimit argumentoi se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer vlerësimin vetëm për kriterin e pasurisë për gjyqtaren Entela Shedula.

Mbi këtë bazë, KPA shpalli vendimin, duke prishur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe urdhëroi KPK të kryejë procesin edhe për kriteret e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit profesional.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  më datë 04/06/2020, vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Entela Shedula, kryetare/gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Entela Shedula e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996. Ajo ka punuar për një kohë të gjatë si gjyqtare në Gjykatën e Kavajës dhe prej vitit 2011 mban pozicionin e kryetares së kësaj gjykate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy