Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi gjatë një konflikti të ndodhur mbrëmjen e të enjtes ka plagosur me armë zjarri një 50-vjecar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:10, në Shijak, në lagjen "Popullore", ku shtetasi E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të 38-vjeçarit, me qëllim kapjen e tij.
Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



