
Gjykata ka dënuar me 19 muaj burg përmbaruesin Alban Ruli dhe me 5 vite burg Ilir Thanën lidhur me aferën në Ministrisë së Financave.
Ilir Thana i shkaktoi shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh, duke përfituar kompensim për një pronë që ishte trajtuar njëherë me dëmshpërblim.
Për të vënë në jetë këtë skemë, Thana përfshiu përmbaruesin gjyqësor, Alban Ruli i cili mori përsipër të plotësojë dokumentacionin për rivlerësimin e pronës prej 187 m.
Dy ish-zyrtarët kanë dhënë dritën jeshile për kompesimin e Thanës ndonëse prona e këtij të fundit ishte trajtuar njëherë me dëmshpërblim në vitin 2015.
Megjithëse ishte në dijeni, sekretari i përgjithshëm Gjokutaj bashkë me drejtorin e çështjeve ligjore Fatmir Hoxhaj kanë vijuar me pranimin e praktikës dhe në muajin tetor, konkretisht më datë 11 është derdhur fillimisht shuma monetare prej 250 milion lekësh të vjetra, në llogarinë e motrës së Ilir Thanës. Në total, kaluan rreth 480 milionë lekë.



