Në kërkim për transportin e 34 kg kanabis, kapet në Tiranë

Në kërkim për transportin e 34 kg kanabis, kapet në Tiranë

Një person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar  “Vakumi”, është vënë në prangat e policisë në Tiranë ndërkohë që udhëtonte me taksi.

I arrestuari është Mir Ndoj, 36 vjeç, banues në Lezhë.

Drupal Ad

Ndoj ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se 5 ditë më parë, në rrugën e fshatit Balldre, në bashkëpunim me shtetasin D. N., i cili u arrestua në flagrancë, po transportonte rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, por gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e policisë, duke përfituar nga errësira dhe nga njohja e terrenit, ka mundur të largohet. 

Aktualisht vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy