
Një lëkundje tërmeti është regjistruar pas mesnate në zonën e Dibrës.
Sipas të dhënave të IGJEUM, tërmeti ka pasur fuqi 3.1 ballë dhe epiqendër në Miresh, 5km në jugperëndim të Dibrës, në thellësinë 6km.
Pak ditë më parë është goditur Jugu e veçanërisht Vlora nga disa tërmete të njëpasnjëshme.



