Paralelizon Sejamini: Beqaj do ‘dënohet’ më shumë për abuzimet me fondet e SASPAC sesa për atë të ‘Sterilizimit’ milionësh

Paralelizon Sejamini: Beqaj do ‘dënohet’ më shumë për abuzimet me fondet e SASPAC sesa për atë të ‘Sterilizimit’ milionësh

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u arrestua sot nën dyshimet për përfshirje në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e Agjencisë së koordinimit të ndihmës së huaj (SASPAC), të cilën e drejtonte që prej vitit 2021, si dhe për fshehje të pasurisë. 

 

Drupal Ad

 

 

 

Ndërkohë që ai ka qenë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, me koncesionin prej 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore.

Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, hoqi paralelen mes këtyre dy akuzave, për të cilën tha se ai ‘rrezikon’ të dënohet më shumë për akuzën e dytë, sesa të parën.

Akuzat që i janë bërë Beqaj për këtë të dytën e dënojnë më ashpër sesa për sterilizimin dhe i sekuestron dhe pasurinë.

Sikur ta kishte burgosur SPAK Beqajn, për ‘shpërdorim detyre’, dhe ta dënonte për atë akuza, ai do dënohej më pak sesa do dënohet për këtë çështje që kushton më pak. Pra, është çështjet tjetër se sa kushton sterilizimi, sesa kjo gjë.

Pra, Beqajt rrezikon më shumë burg më këtë akuzën e dytë sesa më të parën. Unë mendova se do të flisnim për administratën publike, ku ka njerëz që bëjnë fatura. Do të flisnim për BE që jep fonde dhe këta që i marrin korruptohen. Ky hetim ka nxjerrë shumë probleme, administratën publike, kompanitë që bëjnë fatura për qeveritarët. Janë probleme të mëdha. Ngjarja kjo është sot, domethënia e këtyre gjërave. Më mirë që zoti Beqaj u akuzua sesa të mos akuzohej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy