Përfshihet nga zjarri skafi në Shëngjin, drejtuesi arrin të shpëtojë

Përfshihet nga zjarri skafi në Shëngjin, drejtuesi arrin të shpëtojë

Një mjet lundrues Skaf u përfshi nga flakët e zjarrit, teksa po lundronte në ujerat e bregdetit të Shëngjinit. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të së martës në afërsi të portit, ndërsa drejtuesi i mjetit lundrues fatmirësisht arriti të shpëtojë pa marrë lëndime. Sapo konstatoi flakët drejtuesi i skafit zbriti nga mjeti lundrues dhe falë afërsisë me bregun arriti të dalë. Pas shuarjes së flakëve mjeti lundrues u mor nga policia kufitare e Shëngjinit dhe u nxor në breg, ndërsa në lidhje me rastin nisen verifikimet për të përcaktuar shkaqet e këtij zjarri. Sezoni turistik ka shtuar lëvizjen e mjeteve lundruese në vijën bregdetare të Lezhës. Një ditë më parë policia kufitare bllokoi 8 jet ski si dhe u gjobiten poseduesit e tyre të cilët vepronin pa dokumentacionin përkatës, ndërsa bëhet me dije se kontrollet do të jenë të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e pushuesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy