Trenova: Puna e SPAK në nivele fillestare. Të hetohet cilësia e ilaçeve, pjesa më e madhe të falsifikuara (VIDEO)

Trenova: Puna e SPAK në nivele fillestare. Të hetohet cilësia e ilaçeve, pjesa më e madhe të falsifikuara (VIDEO)

Avokati dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova, për raportimin e organeve të drejtësisë në seancën e sotme parlamentare, thotë se është raportim por thotë se SPAK deri më sot ka vepruar shumë ngadalë dhe nuk është në nivelin e duhur.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se është kundër lavdërimeve të SPAK.

Një lavdërim i SPAK do të thotë të biesh dakord me këtë nivel korrupsioni dhe këtë nivel drejtësie.

Puna e SPAK është në nivele fillestare dhe nuk duhet të jemi të kënaqur me punën e saj.

E vetmja gjë që mund ti kërkojnë deputetët SPAK, është se pse SPAK nuk i ka arrestuar ata.

Pse nuk ka arritur të ecë me masa sigurie ndaj zyrtarëve të lartë?

Drupal Ad

Sa i takon dosjes së “Onkologjikut”, për të cilën prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë dhe ia kaloi SPAK, Trenova deklaroi se problemi më shqetësues është cilësia e ilaçeve.

Duhet bërë një hetim që të shikohet cilësia e ilaçeve, nga një hetim që kam pasur me prokurorinë, kam një dyshim se ilaçet nuk janë origjinale.

Nuk janë të licencuara, apo pjesa më e madhe e ilaçeve në Shqipëri, nuk janë origjinale, janë të falsifikuar. Pjesa e korrupsionit nuk është asnjë gjë përballë kësaj situate.

Problemi është që të paktën ilaçin që marrim të jetë i saktë, sidomos te rasti i “Onkologjikut”, që ato ilaçe duhen marrë te kompania që i prodhon dje ajo që i importon, duhet të ketë licencën nga kompania mëmë.

Që të plotësojnë standardet kompanitë që bëjnë importimin, kanë shumë kërkesa të cilat kompanitë shqiptare nuk i plotësojnë dot.

Skema e korrupsionit nuk luftohet me operacione policie, por me reforma.

Kalimi i dosjes në SPAK mund të jetë pasi prokuroria mendon se skema korruptive mund të jetë korrupsion i punonjësve të Onkologjikut, i kalon SPAK.

Është abuzim me detyrën por në formën e një grupi kriminal, ose nëse kanë arritur në nivele të larta të ministrit, për të hetuar ministrin, nëse ka ndonjë abuzim me detyrën në formën e neglizhencën, për marrjen e masave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy