I kërkonin para një burri për të mos i nxjerrë videot, arrestohen një djalë dhe një vajzë në Tiranë

I kërkonin para një burri për të mos i nxjerrë videot, arrestohen një djalë dhe një vajzë në Tiranë

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi kanosën një shtetas, që t’iu jepte 3500 euro, për mospublikimin e disa videove.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë, pas kallëzimit të marrë nga një 63-vjeçar, se dy shtetas e kanosnin vazhdimisht dhe i kërkonin para, që të mos i publikonin disa video që ata dispononin, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Si rezultat u kapën dhe u arrestuan shtetasit F. F., 23 vjeç, dhe A. H., 24 vjeçe, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy të arrestuarit, në mënyrë të vazhdueshme, kanë kanosur 63-vjeçarin dhe i kanë kërkuar atij shumën 3500 euro, që të mos i publikonin disa video që ata dispononin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy