3 persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me njëri tjetrin në një servis në Marikaj, në Vorë.
Gjatë konfliktit është dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Xh. Sh., 28 vjeç, dhe me sende të forta shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. M., 37 vjeç.
Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e shtetasve të përfshirë në konflikt ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



