Një shpërthim me tritol është shënuar mëngjesin e sotëm në afërsi të Liqenit të Thatë në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një servis automjetesh.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur në biznesin në pronësi të shtetasit R. P., vendoset një sasi lënde plasëse, si pasojë e të cilës, fatmirësisht, pati vetëm dëme materiale. Pamjet tregojnë dy persona me biçikleta, të cilët afrohen te servisi.
Njëri prej tyre, me kapele, pasi lë eksplozivin te dera, largohet me shpejtësi për t’u bashkuar pak metra më tutje me shokun.



