
Ka nisur sot para bashkisë së Tiranës protesta e 11-të me radhë e thirrur nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" dhe opozita.

Siç raporton për ‘MCN live’, gazetari Andon Kello, protestuesit kërkojnë prej disa javësh dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas zbulimit të aferës "5D" dhe arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë.
Për mikrofonin e MCN ata, thonë se protestojnë dhe presin që Veliaj ti kuptoj gabimet e të largohet.
Kjo është protesta ime e 11 para bashkisë që unë marrë pjesë. Ndër kërkesat e mia si qytetarët janë që Veliaj të largohet, ai ka vjedhur me 5D, ka shembur shtëpitë pa të drejtë, ka shembur Teatrin.
Unë jam nga Tropoja por kam një shtëpi në qytetin Studenti, aty nuk ka ujë, i bëj thirrje Veliaj të vej ujin në lagjen time.
Unë vij nga banorët e 5 majit, pa të drejtë na ka shembur shtëpitë tona dhe të vëllezërve të mi.
Ai duhet të marrë rrugën e të iki njëherë e mirë, ka bërë shumë gabime.



