
Policia Kufitare e portit të Durrësit godet një rast të tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për të cilat kërkohet licencë, duke sekuestruar dy bombola me lëndë kimike helium dhe një automjet.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin shqiptar M. M., 47 vjeç, rezident në Angli, pasi gjatë kontrollit në furgonin që drejtonte, janë gjetur bombola me lëndë kimike (helium).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.



