Shisnin doza kanabisi të organizuar në grup, arrestohen 3 të rinj në Shkodër

Shisnin doza kanabisi të organizuar në grup, arrestohen 3 të rinj në Shkodër

Në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, të cilët dyshohet se ishin të organizuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës.

Si rezultat i informacioneve të siguruara, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër, arrestuan në flagrancë shtetasit K. Ç., 25 vjeç, R. Ç., 21 vjeç dhe K. L., 25 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Nga kontrollet fizike të kryera ndaj 3 shtetasve, në lagjen “Partizani”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të cilën këta shtetas, të organizuar si grup, dyshohet se do ta shitnin në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy