
Një aksident tragjik i ndodhur në Tsino i ka marrë jetën boksierit shqiptar nga Kroacia, Valentin Kajtazi, 27 vjeç.
Mediat kroate shkruajnë se Kajtazi po udhëtonte me motorin e tij kur është përplasur nga një makinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
‘Çfarë të themi, kur në këtë mëngjes morëm lajmin e trishtuar, të gjithë në klub jemi në gjendje shoku. Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar, por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri. Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur’, tha Josko Sunara, trajner i Sibenikut, KBK Petar Kresimir.



