Lejuan ndërtime pa leje në Ksamil dhe Sarandë, burg për 4 punonjësit e IVMT dhe IKMT

Lejuan ndërtime pa leje në Ksamil dhe Sarandë, burg për 4 punonjësit e IVMT dhe IKMT

Ekzekutohen 4 masa sigurie “Arrest në burg” për punonjësit e IVMT Sarandë, shtetasit Artur Musa, Erton Zekaj, Besian Koçi dhe Vangjel Xhavara dhe 2 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, për punonjësit e IKMT Vlorë, shtetasit Erjon Çakalli dhe Denis Balili, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime, në Sarandë dhe Ksamil.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të zbatimit të planit të masave për goditjen e veprimtarive së paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridisksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Mjegulla”.    

Si rezultat, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridisksionit të Përgjithshëm Sarandë, më datë 16.10.2023, për 6 shtetas, punonjës të IVMT Sarandë dhe të IKMT Vlorë.   

Konkretisht, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:       

- Artur Musa, 55 vjeç, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Sarandë;

- Erton Zekaj, 48 vjeç, Besian Koçi, 37 vjeç, Vangjel Xhavara, 62 vjeç, me detyrë inspektorë të këtij Inspektorati.   

Janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit Erjon Çakalli, 43 vjeç dhe Denis Balili, 33 vjeç, me detyrë inspektorë të IKMT Vlorë (përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë).    

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë, kryesisht në zonën e Ksamilit.               

Gjithashtu, bazuar në vendimin e datës 16.10.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos sekuestro preventive mbi 16 objekte të ndërtuara pa leje, në zonën e Ksamilit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy