I shpallur në kërkim në Gjermani/ 25-vjeçari nga Kosova arrestohet në Morinë

I shpallur në kërkim në Gjermani/ 25-vjeçari nga Kosova arrestohet në Morinë

Një 25 vjeçar nga Fushë Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Mashtrim i rëndë".

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar J. D., 25 vjeç, banues në Fushë Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Bambergut, Gjermani, me vendimin e datës 14.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Mashtrimi i rëndë", parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy