
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Xarë në Konispol, ku dy motomjete janë përplasur.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesit e motomjeteve. Një 12-vjeçar që drejtonte njërin prej motomjeteve ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa 27-vjeçari A.B që drejtonte motomjetin tjetër ka marrë dëmtime më të lehta.
Ndërkohë autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



