
Policia e Kavajës ka njoftuar sot arrestimin e 34-vjeçarit Flamur Lika, i cili është dënuar me tre vite burg për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”.
Lika akuzohet për falsifikimin e rezultatit për zgjedhjet e 25 qershorit 2017.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 30 vjeçari B.H, të cilin Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Efektivët kanë arrestuar edhe 33 vjeçarin E.K, pasi prej kohësh përndiqte një shtetase të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ekzekutimin e vendimit penal, për shtetasin në kërkim Flamur Lika., 34 vjeç, , pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin në kërkim B. H., 30 vjeç, ( i kapur nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor) pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi për veprën penale “Përndjekja” i shtetasit në kërkim E. K., 33 vjeç, pasi prej kohësh ka përndjekur një shtetase të mitur.”, njofton policia.



