Vret tërmeti apo ndërtimet? Përgjigjja është te kjo shkollë në Durrës (FOTO)

Vret tërmeti apo ndërtimet? Përgjigjja është te kjo shkollë në Durrës (FOTO)

Tërmeti i së martës ngriti edhe njëherë pyetjen me të cilën u përballëm pas atij të 21 shtatorit: Na vret tërmeti apo ndërtimet?

Zona e Durrësit rezultoi më e goditura nga lëkundja 6.4. 

22 është numri i viktimave, qindra të tjerë janë plagosur dhe mijëra janë të pastrehë për shkak të dëmtimeve të rënda që kanë pësuar banesat e tyre.

Por jo të gjitha ndërtesat janë ngritur bazuar në të njëjtat standarde.

Shkolla 9-vjeçare “Abedin Dino” në Durrës provon të kundërtën. Ekipi i ARRSH-së që po kryen inspektime në terren e ka gjetur atë në gjendje të shkëlqyer. I vetmi dëmtim që ka pësuar nga tërmeti që pak kilometra më tutje rrafshoi pallate është këputja e një fijeje elektrike.  

(Fotot janë publikuar në llogarinë e Markel Baballëkut, profesor i inxhinierisë sizmike në Universitetin Politeknik). 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy