Vidhte sende dhe para në makina të ndryshme, kapet i dyshuari në Durrës

Vidhte sende dhe para në makina të ndryshme, kapet i dyshuari në Durrës

“Sendet” u kodua një operacion i policisë së Durrësit, gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili vidhte në mënyrë të përsëritur, sende personale dhe para, në automjetet e shtetasve të ndryshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore të kryera menjëherë pas denoncimeve të marra për raste vjedhjesh të sendeve dhe parave, në automjetet e shtetasve të ndryshëm, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sendet”, si rezultat i të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi R. D., 40 vjeç, banues në Durrës.

40-vjeçari, gjatë muajit mars dhe ditëve të para të muajit prill, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, pasi ka thyer xhamat e 5 automjeteve të ndryshme, ka vjedhur sende personale, laptop dhe para, që kanë qenë në brendësi të tyre.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një biçikletë e dyshuar e vjedhur, si dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura në këto automjete.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy