Skema mashtrimi me TVSH-në/ Gjykata dënon me 46 vite burg 24 të pandehurit

Skema mashtrimi me TVSH-në/ Gjykata dënon me 46 vite burg 24 të pandehurit

Gjykata e Tiranës ka dënuar këtë të enjte me 46 vite burg 24 të pandehur, të akuzuar për veprat penale të krijimit të skemave mashtruese me TVSH-ne dhe një sërë veprash të tjera.

Skema mashtruese përfshinte të paktën 20 subjekte që bashkëpunonin mes tyre përmes faturave fiktive, me qëllim uljen e pagesës mujore të TVSH-së. Dëmi i shkaktuar prej tyre shkonte në rreth 18 mln euro.

Sipas materialit të prokurorisë, thuhet se nga analizimi dhe studimi i të dhënave shoqëritë objektit të hetimi kanë funksionuar si satelit ndërmjetës duke u përdorur nga shoqëri riimportuese që operojnë në fushën e artikujve ushqimore për të shkarkuar vlerën totate rreth 34 milionë euro, e cilat më pas nga këto subjekte është bërë e mundur që kjo vlerë të injektohet në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fushën e ndërtimit, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore duke ulur në këtë mënyrë normën e Tatim fitimit.

Avokati mbrojtës Enea Cenko ndërkohë ka deklaruar se pjesa më e madhe e personave të dënuar, nuk kanë patur asnjë dijeni mbi skemën e mashtrimit pasi kanë qenë punonjës të thjeshtë dhe me paga fare të ulta.

Më konkretisht të dënuarit janë:

Adrian Zeqo – 1 vit e 4 muaj burg

Aleksandër Gusho – 1 vit burg

Asim Çaçi – 8 muaj burg

Bledar Metko – 8 muaj burg

Bruno Osmani – 1 vut burg

Diana Ramizi – 1 vit burg

Drita Frangaj – 1 vit e 8 muaj burg

Emiljano Frroku – 1 vit e 8 muaj burg

Erisa Islam – 1 vit burg

Gentjan Dedja – 1 vit burg

Gerdi Laho – 8 muaj burg

Kristi Rrënja – 1 vit burg

Lirim Jella – 1 vit e katër muaj burg

Kudret Memaga – 1 vit burg

Lumturije Murati – 1 vit e 8 muaj burg

Myfaret Ballushi – 1 vit burg

Rigerta Bakijasi – 8 muaj burg

Santiljano Çifligu – 1 vit burg

Xhon Lama – 1 vit e 8 muaj burg

Dashamir Ymeraj – 6 vite e 8 muaj burg

Enver Sheshi – 6 vite burg

Valter File – 4 vite burg

Nefail Jaho – 4 vite burg

Robert Shabani – 4 vite e 8 muaj burg

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy