<p>Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i ka kthyer SPAK-ut dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti për plotësim hetimesh.</p> <p>Gjyqtarja Elsa Ulliri i ka dhënë dy muaj kohë prokurorit Sotir Kllapi, të plotësojë dosjen e më pas të ribëjë kërkesën për kalimin e saj për gjykim.</p> <p>Vendimi u mor në seancën e kësaj të marte e cila zgjati më shume se dy orë.</p> <p>Në muajin shkurt të këtij viti, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO për Edvin Priftin, për të cilin janë ngritur katër akuza, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.</p>



