E kishte kthyer lokalin në vend bastesh sportive, në pranga 58-vjeçari

E kishte kthyer lokalin në vend bastesh sportive, në pranga 58-vjeçari

Një 58-vjeçar me inicialet Z.K., që e kishte kthyer lokalin në vend për ushtrimin e basteve sportive është arrestuar në Shkodër.

Në njoftimin e policisë thuhet:

"Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, në lokalin e tij, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 58-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, është goditur një tjetër rast në këtë fushë, në një lokal. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Z. K., 58 vjeç, pasi kishte përshtatur lokalin e tij, në lagjen “Ahmet Haxhija”, për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit (baste sportive).  Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar 1 celular që përdorej për këtë veprimtari të paligjshme.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy