Parandalohet konflikti për prishjen e një martese mes dy familjeve në Durrës, 3 në pranga

Parandalohet konflikti për prishjen e një martese mes dy familjeve në Durrës, 3 në pranga

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit në një familje në Durrës, duke vënë në pranga 3 persona dhe duke proceduar në gjendje të lirë një tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Arapaj po ndodhte një konflikt mes dy familjeve, që mund të përshkallëzohej deri në përdorimin e armës së zjarrit, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në vendin e ngjarjes, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: Korab Uka, 33 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”; Nazmie Uka, 59 vjeçe, banues në fshatin Arapaj, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna ne familje”; Gëzim Demiri, 52 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. D., 20 vjeçe, banuese në fshatin Arapaj, Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”. Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Korab Uka, gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe 30 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e para rezulton se shtetasi Gëzim Demiri dhe vajza e tij, shtetasja H. Demiri kanë shkuar në banesën e shtetasit Korab Uka, në Arapaj, me qëllim prishjen e martesës së shtetasve H. D. dhe Korab Uka. Në banesë, këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime fizike. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy