Video/ Zbulohen 'shtëpi bari' në Durrës, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim

Video/ Zbulohen 'shtëpi bari' në Durrës, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim

Është zbuluar një tjetër “shtëpi bari” në vend, këtë herë në Durrës. Uniformat blu bëjnë të ditur se kanë goditur veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Led” janë zbuluar dy ambiente, të cilat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan, në flagrancë, shtetasit: Gjergj Preni, 53 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë dhe Klaudjon Luka, 26 vjeç, banues në Derven, Krujë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Nertil Luka, 35 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Gjergj Preni dhe Nertil Luka, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar 2 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan lëndë narkotike, fidanë e pasjise elektrike që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.

Konkretisht janë sekuestruar 17.1 kilogramë kanabis (7.6 kg në formë çokollate), 156 fidanë kanabis, të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba që përdoren për kultivim kanabisi në ambiente të mbyllura, 46 Drosela,  22 pllaka metalike te nikeluara për ndriçim të brendshëm, si dhe 2 aspiratorë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Nertil Luka, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy