
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me raportimet për përdorimin e gazit lotsjellës në selinë e PD. Me anë të një deklarate, Policia e Shtetit thekson se nuk është përfshirë në asnjë veprim të tillë.
Reagimi i Policisë së Shtetit
Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.
Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit.



