Dy persona të dënuar nga Gjykata e Apelit, për drogë janë vënë në prangat e policisë së Fierit në zbatim të planit të masave të operacionit “Sundimi i ligjit”.
Në pranga ka rënë Adis Caka, 22 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 11 muaj e 23 ditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Gjithashtu është arrestuar Elton Duraj, 40 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 6 vjet burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 2 muaj e 17 ditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, merreshin me përpunimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.



