I shpallur në kërkim, ekstradohet nga Italia 36-vjeçari nga Fieri

I shpallur në kërkim, ekstradohet nga Italia 36-vjeçari nga Fieri

Mëngjesin e sotëm është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapja e tij u bë e mundur falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me atë të Roma/Itali. Së bashku bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit B. A., banues në Fier.

Ky i fundit në vendin e quajtur “Sheq i Madh”, Fier, me anë të kanosjes dhe dhunës, ka kërcënuar shtetasin E. B., se do ta vriste në rast se nuk i jepte brenda dy muajve shumën prej 10 mijë eurove.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2017. Në vijim Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë vendosi masën “Arrest me Burg” për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” – në vitin 2018.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy