Plagosi me thikë një 41-vjeçarin në Kuçovë, identifikohet autori

Plagosi me thikë një 41-vjeçarin në Kuçovë, identifikohet autori

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 41-vjeçarit me iniciale E.B mbrëmjen e djeshme në lagjen “Llukan Prifti” në Kuçovë.

Bëhet me dije se ka qenë një 24-vjeçar me iniciale B.A ai që ka plagosur 41-vjeçarin pas një konflikti të çastit. 

I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi: Plagosi me mjet prerës (thikë) një 41-vjeçar, për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet tyre, Policia identifikon autorin dhe vijon punën për kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, për plagosjen e shtetasit E. B., të kryer mbrëmë, në lagjen “Llukan Prifti”, për shkak të një konflikti të çastit, u bë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit B. A., 24 vjeç, banues në Kuçovë.

I dëmtuari, shtetasi E. B. vijon të marrë asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, Policia vijon punën për kapjen e shtetasit B. A. dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy