
Së fundmi është shfaqur në media audio i një regjistrimi mes Alma K dhe personit që ndërlidh Almën me aferën. Biseda është regjistruar më 15 qershor, një ditë para se video-ja të bëhej publike. Ishte një bisedë konfirmuese që personi që kishte porositur regjistrimin, po ja kthente kartën e memories që ja kishte marrë sapo kishte mbaruar punë në Bashkinë e Kukësit. Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tv, shtroi pyetjen se si rrodhi kjo video nga policia gjyqësore dhe BKH, element që i shkojnë prapa hetimit. "Nëse është një përgjim i bërë prapa, si është e mundur kush ja mori policisë gjyqësore dhe BKH-së, dhe e rrodhi në media se ky është element që i shkojnë prapa hetimit. Pse është rrjedhur kjo pjesë dhe jo pjesa qe duam. Ai që e ka marrë atje e ka marrë brenda. Deri tani kemi thënë se na rrodhi video, tani nga rrodhi përgjimi, si na rrodhi? "



