Në komunat e Maqedonisë së Veriut ku mbi 20 për qind e popullsisë është shqiptare, uniformat e Policisë do të jenë tashmë edhe në gjuhën shqipe.
Kjo është bërë ditur përmes një njoftimi të publikuar nga Qeveria e Maqedonisë.
Uniformat policore në Shkup dhe në komunat ku së paku 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare (gjuhën shqipe) të ndryshme nga maqedonishtja, shkruhen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që përdoret nga së paku 20 për qind e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka informuar qytetarët se në seancën e Qeverisë u miratua ndryshimi i Dekretit për uniformat e policisë që edhe gjuha shqipe të jetë zyrtare.
Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë!
Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin.
Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut përdoret gjerësisht në komunat me shumicë shqiptare si dhe në institucionet shtetërore, përmes ligjit për përdorimin e gjuhëve të miratuar në janar të vitit 2019.
Paritë shqiptare kanë kërkuar përdorimin e shqipes edhe në ushtri dhe kartëmonedha, por kjo është refuzuar nga Qeveria pas një mendimi të Komisionit të Venecias, që vlerëson se përdorimi i tyre bie ndesh me kushtetutën.



