Durrës/ Shkelën karantinën, arrestohen 2 shtetas

Durrës/ Shkelën karantinën, arrestohen 2 shtetas

Policia e Durrësit ka arrestuar 2 shtetas pasi shkelën rregullat e karantinës për Covid-19.

Shtetasit Verjon Menaj 41 vjeç, iu kërkua autorizimi për lëvizjen, por kundërshtoi urdhrin e Patrullës së Përgjithshme dhe u largua me vrap. Megjithatë ai u kap gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Ndërkohë, po gjatë kontrolleve për autorizim për lëvizje, është kapeur dhe vënë në pranga edhe një tjetër person i shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje.

''Gjatë verifikimit të gjeneraliteteve ka rezultuar se shtetasi Verjon Menaj ishte person në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 15 vite, 10 muaj e 27 ditë burgim, për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Falsifikimi i pasaportës”, kryer në bashkëpunim. Po gjatë patrullimeve dhe verifikimeve të personave që shkelin orarin e karantinës,  Patrulla e Përgjithshme e Stacionit të Policisë Plazh ka kapur një tjetër person  të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasin I. P., 31 vjeç, për veprën penale  “Plagosja e lehtë me dashje”. Ky shtetas, më datë 10.04.2020, rreth orës 09:00 në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me sende të forta shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Durrës'', njofton policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy