Drejtuesi i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka dalë në terren pas zjarrit që ppërfshiu zonën e Krapsit në Fier. Në një prononcim për mediat, Cako tha se fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, ndërsë situata e zjarreve është një emergjencë kombëtare dhe të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë. “Është dita e katërt që flakët kanë përfshirë këtë zonë pyjore. Deri ditën e djeshme e kishim pothuajse në kontroll të plotë duke angazhuar të gjitha forcat. Kemi angazhuar Forcat e Armatosura, ndërhyrjen nga ajri me helikopter, janë angazhuar edhe vullnetarë e struktura të tjera. Perfekti i Qarkut ka qenë në krye. Nuk kemi pasur mundësi që ta izolojmë në kohë për të reduktuar këtë dëm masiv që është shkaktuar në pyje. S’kemi pasur dëme në njerëz. Janë dëmtuar dy banesa të braktisura. Jemi duke e vlerësuar situatën. Jemi të gjithë në këmbë. Është situatë që ka përfshirë të gjithë Europën, sot dita ka qenë kritike sa i takon temperaturave, kjo e ka favorizuar gjithë këtë zjarr. Theksojmë se e kemi në kontroll, vazhdon operacioni”, tha Çako.



