Vinin baste online në lokale, procedohen tre persona në Berat

Vinin baste online në lokale, procedohen tre persona në Berat

Tre persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit në ambientet e lokaleve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik, kanë konstatuar dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit G.C., 52 vjeç dhe N.K., 51 vjeçe, të dy banues në lagjen "Uznovë", Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetases N.K, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, lloto sporti online, shtetasi G.C.

G.Gj., 32 vjeç, banues në lagjen "10 Korriku", Berat, pasi gjatë kontrollit në lagjen "Kushtrim", Berat në lokalin Bar-Kafe, i paregjistruar si subjekt tregtar, ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, lloto sporti online.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 aparate celularë, të cilët dyshohet se shërbenin për vendosjen e llotove të sportit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy