Manastirliu: 40 qendra shëndetësore në proces rehabilitimi, pilotohet paketa e shërbimit në banesë

Manastirliu: 40 qendra shëndetësore në proces rehabilitimi, pilotohet paketa e shërbimit në banesë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me deputetin Xhemal Qefalia kanë parë nga afër Qendrën e re Shëndetësore Zall-Bastar, pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në vend.

Në këtë kuadër, ministrja tha se po pilotohet me paketën e shërbimit në banesë, e cila poashtu përfshihet në qendrat shëndetësore.

Në 30 vite nuk ishte vënë dorë. Qendra shëndetësore e Zall-Bastarit që i shërben më shumë se 5 mijë banorëve të kësaj zone, tashmë është në kushte bashkëkohore.

Ne vijojmë të shtojmë shërbimet në qendrat tona shëndetësore. Kujdesi në banesë është një tjetër paketë e kujdesit shëndetësor shumë e rëndësishme që po përfshihet në qendrat tona. Dhe nga ana tjetër, ne do të vijojmë që të përmirësojmë shërbimet, duke përfshirë dhe shërbimet socio-shëndetësore, duke futur shërbimin psiko-social si pjesë të kujdesit shëndetësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se ka filluar faza e dytë e programit të rehabilitimit dhe përmirësimit të infrastrukturës së qendrave shëndetësore, duke shtuar se synohet që brenda katër viteve të finalizohet përmirësimi i të gjithë kujdesit parësor kudo në Shqipëri.

Janë 40 qendra shëndetësore dhe ambulanca, të cilat kanë filluar tashmë rehabilitimin.

Qeveria shqiptare ka përfunduar fazën e parë të Programit të Rehabilitimit të Qendrave Shëndetësore dhe Ambulancave me 300 qendra shëndetësore të rehabilituara dhe rindërtuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy