Aksident me dy të plagosur në Lushnjë

Aksident me dy të plagosur në Lushnjë

Dy persona kanë mbetur të plagosur prag mbrëmjen e sotme në Lushnjë.

Rreth orës 17:45, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës” shtetasi R. Q., 43 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të motomjetit, janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri shtetasi B. D., 37 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy