I heshtur dhe me kokën poshtë, momentet e arrestimit të vrasësit të gjyqtares (FOTO)

I heshtur dhe me kokën poshtë, momentet e arrestimit të vrasësit të gjyqtares (FOTO)

E priti për disa orë që ish bashkëshortja të vinte në shtëpi dhe me të parë makinën e saj i është afruar duke e qëlluar me dy plumba e duke e lënë të vdekur në vend gjyqtaren Fildes Hafizi.

Kjo është dinamika e ngjarjes makabre të ndodhur para disa orësh në një zonë të populluar të Tiranës, të njohur si “Xhamlliku”.

Pas vrasjes Fadil Kasemi nuk ka tentuar të largohet... i ndërgjegjshëm se nuk do të shpëtonte për shumë kohë në arrati, 53 vjeçari ka pritur ardhjen e policisë e cila e ka ndaluar menjëherë duke i hequr nga dora dhe pistoletën e krimit, të cilën e mbante ende në dorë.

Gjatë arrestimit dhe dërgimit të tij në polici, Fadil Kasemi nuk ka folur... i heshtu është shfaqur gjatë gjithë rrugës. Të njëjtën situatë tregojnë dhe fotot e publikuara nga Policia e Shtetit. Pas vrasjes së ish gruas së tij, Fadil Kasemi, i veshur me të shkurtra dhe sportiv, mban kokën ulur dhe nuk flet për vrasjen makabre që kreu këtë të enjte.

Njoftimi i policise

Policia arreston 53 vjeçarin autorin e vrasjes së ish-bashkëshortes.

Më datë 31.08.2017 shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi 53 vjeç, i cili ka qëlluar në drejtim të mjetit tip Benz, ish bashkëshorten, shtetasen F.K, 39 vjeç e cila ka mbetur e vrarë.

Është sekuestruar arma e krimit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshmë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy