Ataku në zemër i merr jetën 31-vjeçarit në paraburgim

Ataku në zemër i merr jetën 31-vjeçarit në paraburgim

Ndërron jetë në burg Artan Zyliftari, njëri prej të arrestuarve në kuadër të dosjes “Shpirti”. Zyliftari, 31 vjeç, është arrestuar dy vjet më parë dhe ndodhej në paraburgimin e burgut “Jordan Misja”, në Tiranë. Ky i fundit bën të ditur në një njoftim se 31-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në Kardiologjinë e QSUT, ku ka ndërruar jetë më pak se një orë më pas.

Ndaj shtetasit  Artan Luan Zyliftari ishte marrë masa e sigurisë arrest me burg me vendim Nr.45, datë 30.06.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i dyshuar për veprat penale të parashikuar nga neni; 284/1, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, (kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim) i vendosur në sektorin 1, godina B të IEVP Jordan Misja”, nga data 05.07.2021.

Me datë 28.10.2023, rreth orës 15.12 punonjësi i sigurisë në detyrë, njoftohet nga të paraburgosurit e dhomës për shqetësimet shëndetësore të shtetasit Zyliftari. Në mënyrë të menjëhershme është paraqitur stafi shëndetësor në detyrë dhe kanë bërë përpjekje për ti dhënë ndihmën e parë në ambjentet e infermierisë.

Në orën orën 15.28 pacienti është shoqëruar për në QSUT, Pavioni Kardiologji. Megjithë ndërhyrjen e stafit të specializuar në QSUT, në orën 16.20, pacienti ka bërë exitus letalus (vdekje) nga arrest kardiak.

Pacienti gjatë qëndrimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Jordan Misja, është kontrolluar rregullisht dhe gjithë vizitat mjekësore dhe terapitë janë administruar në kartelen shëndetësore nr.3350 të këtij pacienti. Pacienti është trajtuar për hipertension sipas protokolleve të miratuara dhe gjendja shëndetësore e tij ka qenë e qëndrueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy