Sherr për vendosjen e shezlongëve në plazh, 3 persona dhunojnë 64-vjeçarin në Shkodër

Sherr për vendosjen e shezlongëve në plazh, 3 persona dhunojnë 64-vjeçarin në Shkodër

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy të rinj 27 vjeç dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për një 31-vjeçar pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 64 vjeçar, banues në Shkodër, e kanë goditur atë me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh, për vendosjen e shezlongëve.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 31 vjeçar, si dhe shpallën në kërkim dy të rinj të tjerë 27 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 64 vjeçar, banues në Shkodër, e kanë goditur atë me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh, për vendosjen e shezlongëve. Vijon puna për kapjen e dy të rinjve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy