I vodhi banesën 53-vjeçarit, në kërkim autori/ Një tjetër në pranga për dhunë në familje

I vodhi banesën 53-vjeçarit, në kërkim autori/ Një tjetër në pranga për dhunë në familje

Dy persona kanë përfunduar në prangat, pasi akuzohen për “dhunë në familje” dhe “drejtim i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ndërkaq një 53-vjeçar nga Durrësi kallëzoi se i kanë vjedhur banesën, ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe një shumë parash.

 

NJOFTIMI

Durrës / Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale "Dhuna në familje", shtetasin G. K., 42 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt", shtetasin R. B., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasi P. B., 53 vjeç, banues në Durrës, se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur banesën, ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe një shumë parash. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy