Organizonin lojëra fati në lokal, “Joker” prangos 9 persona në Tiranë

Organizonin lojëra fati në lokal, “Joker” prangos 9 persona në Tiranë

Nëntë persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Joker”, të kapur në flagrancë duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në Sharrë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Joker”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

- D. Xh., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal;

- O. M., 35 vjeç, E. H., 23 vjeç, A. Xh., 30 vjeç, L. Q., 22 vjeç, E. Gj. 33 vjeç, E. H., 24 vjeç, E. K., 33 vjeç, dhe J. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, 9 shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi D. Xh., në rrugën “Llambi Zeçishti”, në Sharrë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri me çipsa, aparate celulare dhe një pajisje DVR.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy