
Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot dhjetë viktima me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 511 persona të infektuar me COVID-19, shifra më e lartë në tri javët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se viktimat janë, katër në Shkup (82, 79, 64, 51vjeç), dy në Kumanovë (81,49) dhe nga një në Manastir (71), Veles ( 75), Shtip (67) dhe Makedonska Kamenica (69).
Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, 247 raste.
Rastet e reja bazohen në mostrat e 3 mijë e 622 testeve në laboratorët publike dhe private.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 ka arritur në 187 mijë ndërsa i rasteve aktive është 7 mijë e 72.



