
Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçares, e cila u denoncua se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të saj. Ndaj këtij të fundit njoftoi policia, është plotësuar kërkesa për paisjen me urdhër-mbrotje.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases A (B) N., 40 vjeçe, është gjetur municion luftarak, një jelek multifunksional si ato të policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A(B). N., 40 vjeç, pasi në lagjen nr.5 Bathore, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.
Në vijim të veprimeve nga kontrolli i ushtruar në banesen e shtetasit A(B). N., iu gjet 1 armë pistoletë imituese zhurmuese, një sasi municioni luftarak, 1 jelek multifunksional si ato të shërbimeve të policisë, si dhe 1 armë e ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.M., 25 vjeç, pasi në Paskuqan, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.
Ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.P., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.



