Përvetësuan mbi 100 mijë € duke mashtruar qytetarët për zgjidhje pronash në Kadastër, arrestohet 58-vjeçarja, në hetim bashkëpunëtorja

Përvetësuan mbi 100 mijë € duke mashtruar qytetarët për zgjidhje pronash në Kadastër, arrestohet 58-vjeçarja, në hetim bashkëpunëtorja

 

Policia e Tiranës ka sekuetsruar një shumë parash në euro e dyshuar e përfituar nga mashtrimi, disa certifikata të dyshuara të falsifikuara dhe 2 celularë.

 

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të gazetarëve të një emisionit investigativ se ishin kontaktuar nga shtetas të ndryshëm të pajisur me dokumente false nga një shtetase e cila i kishte mashtruar se mund t’iu zgjidhte çështjet pronësore, pasi kishte të njohur në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, ndaluan dhe vunë në pranga të dyshuarën, shtetasen S. D., 58 vjeçe.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtoren e dyshuar të 58-vjeçares, shtetasen S. N., 27 vjeçe.

 

Këto shtetase dyshohet se nëpërmjet veprimtarive kriminale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar mbi 100 000 euro nga qytetarë të ndryshëm.

 

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të zbardhur dhe dokumentuar raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale të kryera nga shtetasja S. D. dhe bashkëpunëtorja e saj.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy